HomeLifestyle

Sipas shenjës së tij të horoskopit, ja si ta ribëni për vete ish-in tuaj

Dashi: Shkoni drejt e në objektiv. Një person dash  do e vlerësojë gjithmonë që ju t’i flisni sinqerisht. Thojini atë që keni në zemër dhe mund ta rifitoni.

Demi: Tregohuni të qetë e të duruar. Demat janë paksa të ngadaltë dhe kanë nevojë për kohë për të marrë një vendim. Tregojini se jeni të duruar dhe të sigurt për atë që doni të bëni.

Binjakët: Tregohuni të qeshur e gazmorë. Personat e kësaj shenje adhurojnë të qeshin e të ndihen mirë kështu që do keni më shumë mundësi të merrni përgjigje pozitive.

Gaforrja: Tregohuni të penduar dhe kërkoni falje. Nuk është shumë e lehtë të rifitosh një gaforre sidomos nëse është ndier i tradhtuar. Tregojini se jeni penduar për gjithçka dhe se e doni më shumë se çdokënd tjetër.

Luani: Tregojini sa e doni.Për ta joshur sërish një luan  duhet t’i tregoni sa të dhënë jeni pas tij me prova të vërteta.

Virgjëresha: Thojini se e doni. Për të bërë për vete sërish një virgjëreshë përdorni fjalët më të bukura dhe folini me zemër. Nëse tregoheni të sinqertë ai do sigurohet.

Peshorja: Pranojini gabimet. Sensi i drejtësisë do dalë gjithmonë në dritë tek peshoret, madje edhe në dashuri. Para tyre duhet patjetër të pranoni gabimet sepse përndryshe nuk mund t’i rifitoni.

Akrepi: Lëreni të vijë vetë. Nëse ndien ende dashuri e pasion për ju, një akrep do rikthehet vetë pa pritur më gjatë. Gjithsesi mund të nxisni paksa zjarrin.

Shigjetari: Luani lojë të ndershme. Shigjetarët nuk janë të mbyllur ndaj rikthimit kështu që tregohuni të ndershëm dhe komunikoni me të.

Bricjapi: Kërkoni të falur. Bricjapët e presin kërkimin e faljes dhe më pas do marrin vendime.

Ujori: Prisni. Nëse një ujor sheh se periudha e ndarjet do jetë e efektshme, ai do ju lërë një portë të hapur.

Peshqit: Tregohuni romantikë. Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe do i vlerësojnë fjalët e ëmbla e gjestet romantike që do i bëni për ta rifituar. 


TË NGJASHME