HomeSport

Sirena angleze, Piatek drejt largimit nga Milan

Krzysztof Piatek nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon me Milanin. Sulmuesi polak ka shënuar pak gola dhe nuk ka qenë shumë deçiziv për kuqezinjtë. Drejtuesit e klubit prisinin shumë nga Piatek, por që këtë sezon lojtari ka zhgënjyer shumë.

Me ardhjen e Ibrahimovic, Milani po mendon shitjen e tij. Në rast të një oferte të kënaqshme, drejtuesit e klubit janë gati të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Sipas mediave angleze, Mourinho e dëshiron në skuadër dhe ka ofruar 27 milionë euro për kartonin e tij. Një shumë e kërkuar nga Milani dhe në oërt në vazhdim pritet të ketë zhvillime. Piatek duket pranë largimit nga Milani dhe tashmë mbetet për t’u parë dhe dëshira e lojtarit.


TË NGJASHME