HomeLajmi i Fundit

Siri/ 324 të vrarë në prill, mes tyre edhe fëmijë

Gjatë muajit të kaluar, në Siri u vranë 324 civilë, thuhet në raportin e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti më i fundit i kësaj organizate thotë se në mesin e të vrarëve në mars të këtij viti ka 74 të mitur dhe 44 gra.

Lufta në Siri vazhdon për 8 vite ndërsa muajin e kaluar, në sulmet e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe organizatave terroriste që mbështeten nga Irani, u vranë 161 civilë, përfshirë 34 të mitur dhe 22 gra.

Në sulmet në rajonet e kontrolluara nga SDG nën petkun e së cilës vepron organizata terroriste YPG/PKK, u vranë 12 civilë, përfshirë një fëmijë dhe dy gra.

SNHR në raportin e saj tha se të paktën 13 civilë u vranë në sulmet e forcave ruse dhe 10 persona nga sulmet terroriste të DEASH-it.

Sulmet e forcave të opozitës dhe grupeve të armatosura kanë çuar në vdekjen e 4 civilëve. Sipas SNHR, 124 civilë u vranë në sulmet e palëve të paidentifikuara.

Në mesin e të vrarëve janë dy përfaqësues të medias dhe dy punonjës shëndetësorë. Të dhënat e SNHR gjithashtu tregojnë se 54 persona humbën jetën si pasojë e torturave.

Sipas të dhënave të SNHR-së, në Siri gjatë muajit janar të këtij viti u vranë 197 civilë, në shkurt 246, në mars 334, dhe në prill 324, gjithsej 1.101 civilë.