HomeLajme

Shpërthim në një spital, 10 të vrarë

Të paktën 10 njerëz u vranë ndërsa 15 u plagosën të dielën nga një shpërthim me bombë në një spital në qytetin sirian Al Rai, afër kufirit me Turqinë, raportuan zyrtarë lokalë dhe punonjës të spitalit.

Qyteti Al Rai shtrihet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, e cila kontrollohet nga rebelët e mbështetur nga Turqia.

Mediat turke raportuan se civilët u vranë nga një “bombardim terrorist” afër kufirit sirian-turk.


TË NGJASHME