HomeSport

Siti me një ëndërr të re/ Të veshin Neymar me fanelën e kaltër

Eleminimi i këtij viti në çerekfinalet e Champions League, ka bërë që Pep Guardiola dhe Manchester City të fokusohen vetëm te një objektiv gjatë merkatos së verës. Dhe emri i vetëm në listën e Guardiolës, është braziliani Neymar. Kjo është ëndrra e “qytetarëve dhe Pep Guardiolës dhe me Neymar në ekip, City do të jetë në gjendje për të konkurruar denjësisht në Champions.

Për këtë arsye, pronarët sheikë të Manchester City po punojnë fort për të gjetur një akord me sheikët e Paris Saint Germain. Sipas disa mediave spanjolle, Manchester City është i gatshëm të ofrojë Sergio Agueron dhe plot 130 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e brazilianit.

PSG, mund të penalizohet nga sanksionet e Fair-Play Financiar dhe për këtë arsye, mund ta marrin në konsideratë këtë ofertë të Manchester City. Gjithsesi, ende nuk kaq një konfirmim zyrtar të këtyre zërave.


TË NGJASHME