HomeSport

Situata e pas tërmetit, FSHF inspekton edhe “Air Albania Stadium”

Tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor solli pasoja negative në të gjithë popullin shqiptar. Veç dëmeve të shumta materiale nga kjo tragjedi, humbën jetën 51 persona. Për këtë arsye FSHF, vendi të shtyjë zhvillimin e ndeshjeve me një javë dhe ishin të shumtë futbollistët dhe klubet e kategorisë Superiore që u solidarizuan në ndihmesë të të prekurve nga kjo fatkeqësi. Menjëherë pas qetësimit, specialistë të FSHF-së kanë vërshuar drejt impianteve sportive në shumicën e vendit.

Vëmendja kryesore është vendosur te zonat e prekura dhe kryesisht në Durrës, aty ku dhe pasojat e tërmetit ishin më të mëdha. Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës dhe “Selman Stërmasi” në kryeqytet nuk kanë pasur asnjë dëmtim strukturor, çka fton në këtë mënyrë që të zhvillohet aktiviteti normalisht në fundjavë. Megjithëse këtë javë nuk do të luhet asnjë ndeshje në impiantin e inauguruar disa javë më parë, ekspertët e FSHF-së kanë inspektuar edhe stadiumin e ri “Air Albania”, në të cilin nuk është gjetur asnjë problem.


TË NGJASHME