HomeSociale

Situata e tensionuar në Dibër, reagon Policia e Shtetit: Në ndihmë forcat Operacionale, 250-300 persona po vijojnë të sulmojnë

Policia e shtetit ka reaguar përmes një deklaratë për mediat, lidhur me situatën e tensionuar në Dibër, ku disa qytetarë janë përplasur me forcat e policisë në KZAZ Nr. 19.

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë”, njofton policia.

“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, thuhet në këtë deklaratë.


TË NGJASHME