HomeLajmi i Fundit

Situata kritike, zjarri përparon nga Lezha në Mirditë

Zjarri i rënë qe prej pasdites së të hënës në pyjet e njësisë Administrative Zejmen në qytetin e Lezhës. Deri tani zjarri kanë përshkuar 3 hektarë pyll me drurë dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Flakët janë përhapur tashmë drejt territorit të bashkisë Mirditë, në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik.

Shefi i Agjencisë së Pyjeve, Artan Palushi ka thënë të martën se për vënien nën kontroll të zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri, pasi dendësia e pyllit e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete rrethanore.

Jemi pikërisht mes kufirit ndarës të bashkisë Lezhë dhe bashkisë Mirditë. Saktësish bëhet fjalë për një zjarr që është shfaqur ditën e djeshme në parcelën pyjore numër 119. Bëhet fjalë për një vatër e cila ka përshkruar 3 hektarë e ca. Siç shihet bëhet fjalë nga një masiv shkurresh, të përbërë nga dëllinja, lumarja. Bëhet shumë  e vështirë ndërhyrja për shkak të dendjes.  Zjarri është shfaqur ditën e djeshme në drekë. Është vlerësuar situata, por situata është e vështirë për shkak të dendjes. E vetmja mundësi është ndërhyrja nga ajri, por kjo nuk na përket ne si institucion. Që ditën e djeshme kemi mbajtur kontakte me zjarrfikëset dhe me prefekturën duke i bërë të ditur situatën, vendndodhjen. Po avancon zjarri drejt bashkisë së Mirditës, Nëse situata do avancoje do bëhet një vlerësim dhe do kërkohet mbështetja e qeverisë vendore”, u shpreh, Shefi i agjencisë se pyjeve, Artan Palushi.

K.S/GotaNews