HomeSport

Situata në Champions, për Messi-n vetëm këto ekipe shihen si kundërshtarë të rrezikshëm

Champions League nisur siparin me ndeshjet e 1/8 dy ditët e kaluara. Shumë rezultat surprizë prodhoi kjo javë pasi kampionët në fuqi të Liverpool u mundën nga Atletiko Madrid, gjiashtu edhe PSG nga Dortmund. Ditën e djeshme Tottenham u mund në shtëpi, ndërsa Atalanta fitoi bindshëm. Në një prononcim për mediat ka folur dhe Leo Messi që ka treguar rivalët më të fortë për të fituar Champions League këtë sezon. Sipas yllit argjentinas, Liverpool, Juventus, PSG dhe Real Madrid janë ekipet që do të garojnë deri në fund.

“Paris shkoi për të luajtur Dortmundin dhe humbi, Liverpool shkoi në fushën e Atletico dhe humbi, por unë mendoj se Liverpool, Juventus, Paris dhe Madrid janë ekipet më të forta sot.”

“Në ditën e shortit ne biseduam në dhomën e zhveshjes që do të ishte shumë e vështirë sepse Atletico garon shumë në këtë kompeticion”, shtoi ai.

“Në duelet me dy ndeshje ata janë shumë të fortë dhe e treguan përsëri, se do të garojnë dhe do të jenë aty”.


TË NGJASHME