HomePolitikë

Situata në Devoll/ Balla i përgjigjet opozitës

Kreu i grupit paralamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla, i përgjigjet akuzave të opozitës për uzurpim të Bashkisë së Devollit.

Në një reagim pas situatës më të fundit të krijuar në Bashkinë e Devollit, ku ndërkohë që kreu i zgjedhur nga 30 qershori është në detyrë, jashtë protestohej dhe ish-kryebashkiaku ka thënë se është ai që do të vijojë punën, Balla thekson se këshilli dhe kryetari i zgjedhur vijojnë normalisht punën.

Ai ka postuar edhe një cerfifikatë të nxjerrë vetem sot, për të dëshmuar se bashkia është në funksion dhe në shërbim të kërkesave të qytetarëve.

Reagimi i Ballës

Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB?? që nuk ka nevojë të zgjidhet??? edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.

devoll

TË NGJASHME