HomeLajme

Situata në Mbretërinë e Bashkuar/ Ulet numri i viktimave,por …

Në Mbretërinë e Bashkuar koronavirusi, pati një përhapje me ritme të larta dhe numri i viktimave po ashtu, ka shënuar shifra të frikshme. Megjithatë nga ajo çfarë raportohet për 24 orët e fundit, numri i viktimave, ka shënuar një ulje të lehtë.

Në këto 24 orë është bërë me dije se kanë humbur jetën 847 persona, krahasuar me 861 viktimat e një dite më parë. Në total deri më tani që nga shpërthimi i pandemisë, kanë humbur jetën 14.576 persona në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, nëse numri i viktimave ka shënuar një ulje, nuk mund të themi të njëjtën gjë për personat e infektuar. Numri i tyre mbetet relativisht i lartë dhe rastet e reja vazhdojnë të shënojnë rritje.

Kështu në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar është rritur me plot 5599 raste të reja, krahasuar me 4617 nga një ditë më parë. Deri më tani në ishull, janë shënuar 108.692 raste të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që mes të prekurve ishte edhe kryeministri Boris Johnson.


TË NGJASHME