HomeSport

Situata në Spanjë, Xavi dhuron 1 milion euro

Spanja po kalon një moment shumë të vështirë, nga përhapja e gjerë e koronavirusit. Numri i të infektuarve ka arritur në shifra alarmante, teksa kanë lënë pas edhe Italinë. Në këtë situatë të vështirë, ish-mesfushori i Barcelonës Xavi dhe bashkëshortja e tij Nuria Cunillera, kanë vendosur të dhurojnë 1 milion euro në ndihmë të luftës kundër COVID-19.

Fondet do tw shkojnw pwr Klinikwn Spitalore nw Barcelonw. “Falë kontributeve që marrin, ata mund të blejnë pajisje për personelin shëndetësor dhe pacientët”, u shpreh Xavi pas donacionit.

Disa ditë më parë lojtarë dhe trajnerë, si Lionel Messi, Pep Guardiola dhe vëllezërit Alcantara – Rafinha dhe Thiago – kanë bërë dhurime financiare në luftën kundër koronavirusit.

Spanja ka numrin e të infektuarve më të lartë në Europë dhe numrin e dytë të vdekjeve, pas Italisë.


TË NGJASHME