HomePolitikë

Situata në Venezuelë, Trump: Të ndalet menjëherë dhuna

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje që t’i jepet fund menjëherë “represionit brutal” ndaj popullit venezuelas. “Shtypja brutale e popullit venezuelas duhet të përfundojë dhe duhet të përfundojë shpejt. Njerëzit janë të uritur, nuk kanë ushqim dhe ujë. Venezuela dikur ishte një nga vendet më të pasura në botë “, tha Trump.

Thirrja e Trumpit erdhi pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ranë dakord të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për situatën në Venezuelë. SHBA-ja e ka njohur liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, ndërkaq Rusia është në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro, raporton Rel.


TË NGJASHME