HomePolitikë

Situata politike/ Deputetët francezë në Tiranë: Nuk ndërhyjmë, palët të gjejnë zgjidhje

Deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, u takuan ditën e sotme me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeten socialiste Blerina Gjylameti në kuadër të forcimit të marëdhënieve mes dy vendeve.

Maire komentoi situatën politike në vend teksa theksoi se për të patur më shumë sukses në vendimarrje duhet një konsesus ana e publikut. Deputetët francezë thanë se nuk dihet se kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së

“Ne gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi pasur takim dhe me opozitën, dhe e kuptojmë qëndrimin e partive politike. Nuk mund të ndërhyjmë në debatet e brendshme, për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimarrje, duhet një konsensus nga ana e publikut, duhet të kemi dhe një sqarim si Shqipëria trajton marrëveshjet me vendet fqinje”, u shpreh Maire.


TË NGJASHME