HomePolitikë

Situata politike, Meta: Duhet dialog transparent

Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatë politike në vend. Meta është shprehur se kjo situatë duhet të zgjidhet me dialog dhe pa pazare, ndërsa bëri të qartë se ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për evitimin e kësaj krize jo vetem politike kushtetuese, institucionale por edhe përfaqësimi është për të ardhur keq.

Po ashtu, Meta tha se palët duhet që të marrin përgjegjësinë e duhur, dhe nuk duhet të fshihen pas ndërkombëtarëve. “Ka nevojë për një reflektim, është për të ardhur keq që palët politike kanë nxituar duke thelluar krizën. Klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihen pas ndërkombëtarëve”, u shpreh Meta në një prononcim për gazetarët.

 


TË NGJASHME