HomePolitikë

Situata politike, sekretari i NATO-s vjen në Tiranë

Sekretari i NATO-s, Jens Stolenberg do të vizitojë të dielën Tiranën, ditë kur do të mbahet edhe protesta e shtatë kombëtare e opozitës. Mësohet se ai do të mbajë një takim me presidentin Ilir Meta dhe në fokus të bisedës do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Ndërsa pas takimeve që do të zhvillojë në Tiranë, destinacioni i radhës për sekretarin, Stolenberg është Shkupi.Takimet vijnë në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike si dhe në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet, ndërsa opozita ka dalë nga Kuvendi dhe po proteston.


TË NGJASHME