HomeLajme

Situata te Bregu i Lumit, ish-deputeti: Qytetarët nuk…

Policia po vijon aksionin e shembjes së banesave tek Bregu i Lumit. Ashtu si çdo herë tjetër edhe ditën e sotme ish-deputetët e opozitës kanë dalë në mbështetje të banorëve.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht qytetarët, ndërsa shtoi se qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje por t’i sulmojnë.

“Kam qenë këtu diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, tha ai.

I pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i cili tha se qeveria vijon të dhunojë qytetarët dhe trafikantët i lë të lirë.


TË NGJASHME