HomeSociale

Situatë alarmante/ 248 vatra zjarri në vend

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit, që janë raportuar ditëve të fundit në të gjithë Shqipërinë. Sipas ministrisë janë evidentuar 245 vatra zjarri, ndërsa më shumë vatra ka patur Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli.


Ndjekur më pas nga Shkodra me 44 vatra zjarri dhe 54 hektarë sipërfaqe të djegur, dhe Dibra me 39 vatra zjarri e 15 hektarë sipërfaqe të djegur. Ndërkohë janë proceduar vetëm 57 persona.


TË NGJASHME