HomeRajon

Situatë e vështirë edhe në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i të prekurve nga koronaviusi

Edhe Maqedonia e Veriut është prekur nga koronavirusi, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur në 48. Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë Filip Velço që ka konfirmuar këtë shifër.

Në mesin e të prekurve është edhe një vajzë 4-vjeçare e cila ishte kthyer me familjen e saj nga Anglia, në datën 14 mars. Në Shkup ka rezultuar pozitiv një person, që kishte pasur kontakt me një person të infektuar më herët. Velço, gjithashtu konfirmoi se janë dhe 35 raste të tjera të cilave u janë bërë dhe po priten rezultatet e analizave. Gjendja deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë mirë, por situata pritet të përshkallëzohet.


TË NGJASHME