HomeLajme

Situatë e vështirë në Itali, rritet sërish numri i viktimave

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar plot 566 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.465. Në këtë mënyrë, Italia mban vendin e dytë pas SHBA-ve për numrin e viktimave. Situata sa vjen e bëhet më dramatike në vendin fqinj.

Në përditësimin e të dhënave, situata sërish nuk është e mirë. Edhe pse nuk është me të njëjtin intensitet, karahasuar me ditën e djeshme numrat jo vetëm të viktimave, por edhe të personave të infektuar janë rritur. Nga të dhënat zyrtare, deri më tani numri i të prekurve në Itali është 159.516 dhe shifra e trishtë e viktimave 20.465.

Në Lombardi, zonën më të prekur nga koronavirusi, është bërë me dije se testet do të vazhdojnë në masë dhe se prej 21 prillit do të kryhen 20 mijë teste në ditë.

Njoftimi plotë:

“20 mijë teste serologjike do të kryhen në ditë, duke filluar nga 21 prilli, duke filluar nga punonjësit e shëndetit dhe punonjësit e socio-shëndetësisë nga Lombardia dhe qytetarët që duhet të kthehen në punë me referencë të veçantë për krahinat e Bergamos, Brescia, Kremona dhe Lodi”.


TË NGJASHME