HomeSport

Situatë kaotike në ekipin bardheblu/ Del në skenë trajneri ambicioz që mund të drejtojë Tiranën

Gjatë ditës së djeshme, një konflikt verbal, dhe largimi i Nveil Dedes sollën disa situata të paprecedente dhe shumë kaotike, në shtëpinë e bardhebluve

Për herë të parë akuzohet publikisht dhe kritikohet rëndë presidenti Halili, lidhur me ndërhyrjen në formacion, gjë e cila nuk hedh poshtë as idenë për zëvendësimin e trajnerit, sigurisht në pozita të pafavorshme për të negociauar.

Skuadra e Tiranës është e lakmueshme për tu drejtuar nga shumë trajnerë, duke marrë parasysh madhështinë që mbart, por tashmë në këtë situatë mbetet shumë e vështirë puna me bardheblutë.

Mes emra të shumë që qarkullojnë në tavolinën e presidentit Halili, është dhe ai i Bledar Devollit aktualisht pjesë e Drenicës.

Devolli

Mësohet se palët tashmë kanë vendosur kontaktet e para, pasi dhe më herët kanë qenë shumë pranë një zëvendësimi.

Lidhur me kandidaturën e mundshme të Devollit, mund të thuhet se ai është një trajner i përshtatshëm pasi e njeh shumë mirë ambientin. Vetëm një sezon më parë ai ishte pjesë e ekipeve zinxhirë, në pritje të ofertës për të marrë ekipin e parë.

Sakaq Devolli gjithmonë e ka shfaqur hapur dëshirën për të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi, nuk e fsheh as këtë herë, është i gatshëm të rikthehet në kryeqytet, thjeshtë palët po vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.


TË NGJASHME