HomeSociale

Situatë pozitive në Gjermani, lehtësime në disa nga masat shtërnguese

Në Gjermani, duket se gjërat poshkojnë mirë. Madje pas një takimi të kancelares Angela Merkel me deputetët gjermanë, është diskutuar edhe lirimi i masave shtërnguese të marra për parandalimin e koronavirusit.

“Ajo që kemi arritur është një sukses i përkohshëm. Ende është shumë e rëndësishme të ruhet një distancë minimale prej 1.5 metrash. Kjo vazhdon të zbatohet dhe shkelësit e ligjit do të vazhdojnë të ndëshkohen nga autoritetet”, është shprehur kancelarja Merkel.

Ndërkohë disa nga masat ku pritet të ketë leshtësime, janë:

  • Shkolla fillon gradualisht nga 4 maji, duke filluar nga klasat më të larta
  • Ngjarjet kryesore janë të ndaluara deri më 31 gusht, kjo prek edhe lojërat e futbollit me tifozeri
  • Veshja e domosdoshme e maskës në vendet publike dhe dyqanet
  • Dyqanet me sipërfaqe deri në 800 m2 lejohen të rihapen nga e hena
  • Distanca sociale zgjatet deri në 3 maj
  • Qytetarët nuk mund të udhëtojnë dot me mjete të transportit publik

TË NGJASHME