HomeLifestyle

Sjelljet që vrasin marrëdhënien në çift

Ka 4 tregues kryesorë që do të çojnë në një prishje të marrëdhënies, ato janë:

Kritika

Kritikat që nxjerrin në pah një dobësi të partnerit. Në vend që të thoni “je e paaftë, sërish nuk i ke larë enët”, duhet të thoni “jam i uritur dhe nuk ka asnjë pjatë të larë“.

Mbrojtja

Kur mbrohesh jep përshtypjen se nuk të intereson se çfarë thotë partneri dhe nuk të intereson si ndihet. Mospranimi i asnjë kritike ose ankese prish marrëdhënien, pasi tregon mungesë përgjegjshmërie. Duke u mbrojtur, praktikisht po thoni se nuk e keni fajin ju. Mbrojtja e përshkallëzon konfliktin.

Barriera

Largimi nga një diskutim është shumë i dëmshëm, pasi bën që konflikti të mos zgjidhet.

Mospërfillja

Nëse tre të mësipërmet janë gjëra normale që ndodhin në çdo lidhje, mospërfillja duhet eliminuar sa më parë. Ajo tregon një marrëdhënie abuzive, ku njëri është poshtë tjetrit. Tallja e partnerit është helmi i marrëdhënies.


TË NGJASHME