HomePolitikë

S’ka dialog, përfundon afati i takimit të Metës me Ramën

Ka përfunduar afati për takimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, dhe mesa duket nuk do të ketë dialog lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kryeministri Edi Rama është i vendosur përfundimisht për të mos pranuar ftesën e presidentit Meta për zhvillimin e një takimi mes tyre. Rama mbrëmjen e djeshme refuzoi kërkesën e Metës duke deklaruar se ishte i zënë për shkak të fushatës.

‘Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë’, shkroi Rama në Tëitter.

Gjatë ditës së sotme, Meta ka zhvilluar takime me kreun e PD, Lulzim Basha, ish kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përfaqësuesen e KiE, Jutta Gützkoë si dhe krerët e partive të djathta.


TË NGJASHME