HomeModa

S’ka më joshëse se fundi dhe çizmet me taka

Për të shmangur përshtypjen që nuk keni shije as stil, në kombinimin e mini-fundit dhe çizmeve deri te gjunjët apo edhe mbi gjunjë, para së gjithash, shmangni këto dy kombinime:

– fundi tepër i shkurtër dhe çizmet me taka tepër të larta.
– mini-fundi dhe çizmet me taka të larta me platformë përpara.

Nëse jeni adhuruese e fundeve shumë të shkurtra, me to më së bukuri do të dukeni me çizme të rrafshëta mbi gjunjë me taka deri në 6 centimetra.

Megjithatë, nëse  adhuroni që takat të jenë të larta, zgjidhni modelin e çizmeve të cilat nuk e kanë platformën përpara, nuk i shtrëngon gjunjët, dhe bashkë me to vishni fundin së paku deri te gjysma e kofshëve.

Kur është fjala për përshtatjen e çorapeve dhe çizmeve, nëse çizmet apo fundi kanë ngjyrë të zezë, getat në të njëjtën ngjyrë.

Nëse fundi apo fustani kanë ngjyrë të shndritshme, më mirë vishni çorape ngjyrë teni, sado që të keni këpucët të errëta.

Fustani-triko i ngrohtë dhe çizmet me ngjyrë të njëjtë mund të duken fenomenale, por edhe me atë rast gjithashtu zgjidhni getat me ngjyrë neutrale.


TË NGJASHME