HomePolitikë

S’ka shkarkim? Rama i shtrin dorën për herë të fundit Metës

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend teksa ka kritikuar vendimin e marrë nga presidenti për anulimin e zgjedhjeve me 30 qershor, ai i “ka shtrirë dorën’ për herë të fundit Metës teksa thotë se “I uroj sot megjithë zemër ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e këtij Kuvendi, nëse ka probleme me dëgjimin dhe s’do i kuptojë qartë fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”.

Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qendrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin tonë. Një President tani, që argumenton një marrëzi antikushtetuese sikur sheh filxhan me data gjëmash dhe kur e pyesin përgjigjet: “Ma përsërisni se nuk dëgjoj mirë. Këto kohët e fundit kam qenë sëmurë” është një njeri për të ardhur keq, shpreh sinqerisht keqardhjen time për të, si njeri, si mik, si kundërshtar si aleat që s’ka bërë vetëm të këqija por ka dhënë edhe kontribut pozitiv në karrirën e tij politike. I uroj sot megjithë zemër ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e këtij Kuvendi, nëse ka probleme me dëgjimin dhe s’do i kuptojë qartë fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”, tha Rama.


TË NGJASHME