Aktualitet Lajme Politikë

“S’ka sjellë gjurmët e gishtave”, Prokuroria kërkesë PD

Prokuroria e Përgjithshme me anë të një shkrese i kërkon Partisë Demokratike dokumentacionin që disponon për Agim Kajmakun.

Kërkesa i është dërguar sekretarit të PD, Gazmend Bardhit nga Njësia e Dekriminalizimit,.

Sipas kësaj Njësie, Kajmaku ende nuk i ka dorëzuar gjurmët e gishtave.

Partia Demokratike publikoi para disa ditësh detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili sipas saj rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia.

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi shtroi tre pyetje që përfaqësojnë dhe elementë të rinj në lidhje me zotin Kajmaku, duke kërkuar të dijë se “çfarë përfaqëson data 14 Janar 2003” për kryebashkiakun e Vorës, se pse ai “nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?” dhe “çfarë lidhje ka me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi?”.

Përmes një postimi në Facebook të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen”. Por Partia Demokratike megjithatë flet për nje emër tjetër të përdorur sipas saj nga zoti Kajmaku, jo Jorgo Toto, por Jorgo Toro.

Related posts

Zëri i Amerikës: Çfarë nuk ka shpjeguar nga pasaporta kryebashkiaku i Vorës

Mila

Ish-zyrtari i FBI: Trump mund të ketë kryer një krim

Mila

‘Sovrani flet vetëm me votë’, ministri Klosi i përgjigjet Bashës

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!