HomeSport

Skandal në kombëtaren e Malit të Zi, trajneri dhe dy lojtarë, bojkotojnë ndeshjen ndaj Kosovës

Para ndeshjes me Kosovën që do të zhvillohet sot në orën 20:45, trajneri i kompëtares së Malit të Zi Ljubiša Tumbakovi? dhe dy lojtarët Mirko Ivani? e Filip Stojkovi?, kanë vendosur të braktisin ekipin. Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe arsyeja e këtij vendimi është se edhe trajneri edhe dy lojtarët janë me origjinë serbe.


Sipas të përditshmes malazeze “Vijesti”: “Trajneri dhe dy lojtarët, të lindur në Serbi, kanë pasur presione të egra gjatë ditëve të fundit nga Beogradi”. “Politia ka fituar ndaj futbollit dhe pas kësaj Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Malit të Zi”, shkruhet në shkrimin e gazetës malazeze.


“Edhe dy lojtarët, Stojkoviç dhe Ivaniç, nuk do të jenë në fushë për arsye që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kjo është lehtësisht e kuprueshme. Gjithashtu nuk do të jetë ndihmësi i parë i Tumbakoviç, Sasha Jankoviç, ndaj Kombëtaren do ta drejtojnë Miodrag Xhudoviç dhe Dragoje Lekoviç”, vijon më tej ky shkrim për një ngjarje me të vërtetë jo-etike.


TË NGJASHME