HomeSport

Skandal në Kosovë, kreu i FFK-së Agim Ademi dënohet me 9 muaj burg

Një muaj para ndeshjes së play-off të “Nations League”, një skandal ka përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës. Presidenti i saj, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burg. Sipas një, aktakuze të përpiluar në bashkëpunim nga Prokuroria Themelore e EULEX-it dhe asaj të Prishtinës, Ademi akuzohet se ka përfituar në mënyrë jo-ligjore financa ose të mira materiale.

Në bashkëpunim me Muharrem Ramën, Ademi gjatë periudhës korrik-shtator 2012, kanë kërcënuar shtetasin Dritan Kadolli, duke i kërkuar 30 mijë euro ose një automjet tip “BMË X5”.Kjo kërkesë vinte si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës Sami Hamiti. Se si do të vijojë kjo çështje, pritet të shihet në ditët në vijim, në varësi edhe të masave që do të merren nga FFK.


TË NGJASHME