HomeLajme

Skandal seksual në makinën e Kombeve të Bashkuara

Kombet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në të shihet një makinë që mban logon UN (Kombet e Bashkuara) ndërkohë që një grua dhe një burrë, të dy të ulur në pjesën e pasme të makinës përfshihen në një akt seksual, ku brenda mjetit shfaqen edhe persona të tjerë.

Videoja, për të cilën Kombet e Bashkuara kanë nisur një investigim, mendohet se është filmuar në një rrugë të ngarkuar me trafik në një qytetin e Tel Aviv.

OKB njofton se po punon për identifikimin e personave në video, që dyshohet të jenë zyrtarë të OKB.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, e përshkroi aktin në video si “të neveritshme”.

“Jemi të shokuar nga kjo video. Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB”, tha Dujarric.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME