HomeSport

Skandali falsifikimeve, Federata Austriake dënon Hamdi Salihin

Klubi austriak Wiener Neustadt, ku mbylli karrierën sulmuesi i Kombëtares Hamdi Salihi, është përfshirë në një skandal falsifikimesh. Federata Austriake, ka dënuar ashpër klubin duke e zbritur në kategorinë e tretë. Wiener Neustad, ka falsifikuar dokumentat për regjistrimin në kampionat.

Prej muajit nëntor, klubi nuk paguante as futbollistët as staftin teknik, por presidentja e klubit kishte arritur të bindte të gjithë të mos denonconin asgjë, duke mos rrezikuar lishencën për sezonin e ardhshëm.

Stafi dhe një përfaqësues i lojtarëve, që në mediat austriake raportohet se ishte Hamdi Salihi, firmosën dokumentin, duke fshehur të vërtetën edhe pse klubi ishte në krizë të thellë ekonomike.

Licencimi për sezonin e ardhshëm do t’i siguronte Nojshtadit një bonus prej 200 mijë euro. Por një hetim i hollësishëm i federatës austriake zbuloi gjithçka, duke nxjerrë në pah mashtrimin, teksa u zbulua se klubi austriak ishte zhytyr plot 250 mijë euro borxh.

Pas kësaj, presidentja e klubit u dënua me 12 muaj pezullim, menaxheri Spritzendorfer me 9 muaj ndërsa drejtorët Kogelbauer dhe Puçeger me 6 muaj.

Ndëshkimit nuk i shpëtoi as ish-futbollisti shkodran, Hamdi Salihi, i cili aktualisht mban rolin e zv.trajnerit në ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Shkodrani u dënua me një gjobë prej 2 mijë euro për përfshirje në këtë çështje.

Pas pensionimit nga futbolli, Salihi deklaroi se do të vazhdonte të ishte pjesë e stafit të Wiener Neustadt, por pas kësaj situate, gjërat duken të komplikuar, teksa shkodranit i duhet të kërkojë për një post drejtues diku tjetër.


TË NGJASHME