HomeBotë

Skandali me emigrantët – Dorëhiqet Rudd, Sekretarja e Brendshme Britanike

Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ajo, pa dashur, kishte keqinformuar deputetët në lidhje me objektivat për largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Rudd, që do të mbante një deklaratë në dhomën e komuneve, ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen në lidhje me skandalin Uindrash. Ajo u përball me kritika për ekzistencën e objektivave të ministrisë së brendshme për kthimin e emigrantëve të paligjshme dhe kishte dijeni për këtë.

Sekretarja e Brendshme në hije, Diane Abbott, që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Rud të largohet, tha se ajo bëri atë që duhej. Sipas saj, arkitektja e kësaj krize, Theresa May, duhet të dalë në dhomën e komuneve për të dhënë shpjegime nëse ajo kishte dijeni se Amber Rudd ka keqinformuar parlamentin dhe publikun, javën e kaluar.

Rudd mësohet se i ka telefonuar kryeministres mbrëmjen e të dielës për ti thënë vendimin e saj në mesin e kundërshtive në rritje dhe apeleve që ajo të japë dorëheqjen. Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë. Pasuesi i Rudd, pritet të bëhet i ditur në orët në vijim/mapo.al


TË NGJASHME