HomeAktualitet

Skemat mashtruese telefonike prekin Shqipërinë: Kujdes nga këto numra!

Kompanitë telefonike në Shqipëri kanë ngritur alarmin për një fenomen që po ndodh, ose më saktë që ka nisur disa kohë më parë. Bëhet fjalë për thirrjet telefonike nga vende të largëta, kryesisht me numër me prefiks nga Polonia apo vende të tjera me prefikse +375, +371, +370 që i përkasin shteteve si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia. Kompanitë telefonike kanë bërë thirrje që të mos përgjigjeni ndaj thirrjeve të tilla dhe as të mos tentoni ti merrni mbrapsht, ndërkohë kujtimë se këto thirrje mund të vijnë edhe si Caller ID, anonim. Thuhet se këto thirrje janë skena mashtrimi, dhe bëhen përmes kompjuterëve nga hakerë të cilët më pas arrijnë të futen në sistemin e telefonit e të vjedhin adresa apo të dhënat, çdo detaj personal.

Në një kronikë të realizuar nga Ora News, u tregua se Prokuroria është njoftuar për situatën shqetësuese. Ndërkohë policia ka thënë se do nisin hetimet dhe iu bëjnë thirrje njerëzve të tregohen bashkëpunues, të shkojnë dhe të raportojnë nëse iu ndodh diçka e tillë.

“Vetëm këtë herë, (emri i kompanisë) të rimburson me 75 lekë(me TVSH) të tarifuar si pasojë e thirrjeve drejt numrave me prefiks ndërkombëtar jo të zakonshëm. Tregohu i vëmendshëm dhe mos i kthe thirrjet drejt numrave ndërkombëtare që nuk i njeh. Ti mund ta evidentosh nga prefiksi jo i zakonshëm dhe si thirrje e shkurtër. Për më shumë info. Tel. (numri )” thuhet në një mesazh të një kompanie/tiranapost.al


TË NGJASHME