HomePolitikë

Skenarët e 16 shkurtit, nga rrethimi i Kryeministrisë tek djegia e mandateve

Lulzim Basha kërkon prej qytetarëve në turet e takimeve nëpër rrethe pjesëmarrjenprotestën e thirrur për më 16 shkurtTiranë.

Kryetari i PD vlerëson se ai vetë i ka konsumuar fjalimet e tij dhe e sigurtë është që të shtunën e 16 shkurtit nuk do të ketë fjalime, të paktën jo prej tij. Por çfarë do të ndodhë ditën e protestës?

Deputetët dhe drejtuesit e tjerë të PD-së do të jenë mes njerëzve dhe mungesa e fjalimeve nuk e përjashton mundësinë që protesta të jetë e zhurmshme. Lulzim Basha thotë se dhuna si mjet për të larguar Edi Ramën përjashtohet nga Partia Demokratike, por jo nga populli.

Zëra nga Partia Demokratike pohojnë, se të shtunën synohet rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit dhe nëse protesta do të jetë masive aq sa ç’janë pritshmëritë e demokratëve, të dielën mund të ndodhë vendimi ekstrem i heqjes dorë nga mandatet e të gjithë deputetëve të PD-së.

Ky është njëri prej skenarëve, që kushtëzohet nga numri i pjesëmarrësve në shesh ditën e protestës. Nëse ky skenar nuk realizohet ‘Plani B’ është gati.

Partia Demokratike mund të vendosë thirrjen e protestave periodike në Tiranë dhe organizimin e protestave të vazhdueshme nëpër rrethe, pa përjashtuar bllokimin e rrugëve, si formë të mosbindjes civile. / Referuar Gazetës Si


TË NGJASHME