HomeSport

Skënderbeu 10 vjet jashtë Europës, CAS merr vendimin final

Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Louzanë, CAS, ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga KupaT e Europës si dhe 1 milion euro gjobë.

Skuadra shqiptare ka rezultuar fajtore në manipulimin e disa ndeshjeve gjatë kohës që ishte pjesë e grupeve të Europa League, kompeticion që arriti ta luaj në dy raste, sezonin 2015-2016 dhe 2017-2018.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të CAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019. Në bazë të provave, paneli i CAS arriti në përfundimin se Skënderbeu ishte përgjegjës për manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, thuhet në vendim.


TË NGJASHME