HomeSport

Skënderbeu nuk ndalet, fitorja me Teutën ndryshon objektivat e klubit

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, pati ndikim të madh te skuadra korçare dhe pritej një rënie drastike e performancës së ekipit. Por gjërat nuk janë kështu, Skënderbeu ka një start fantastik dhe aktualisht mban vendin e 3-të. Në ndeshjen ndaj Teutës, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tregoi personalitet dhe arriti një fitore të rëndësishme. Pas shumë dilemave për të ardhmen, stafi drejtues vendosi që të ruaj grupin dhe të investoj për të mbajtur ekipin në elitën e futbollit shqiptar.

Ulja e Ilir Dajës ishte lëvizja fituese pasi tekniku kryeqytetas vijon të mbaj të karikuar ambientit pavarësisht problemeve të mëdha. Në një kohë rekord, Daja ndërtoi një ekip konkurrues duke bërë që objektivat e klubit të ndryshojnë sërish. Pas fitores kundër Teutës, Daja kërkon nga lojtarët një sforco të radhës për të siguruar 6 pikë në 2 javët e ardhshme, ku luajnë me Vllazninë në transfertë dhe presin më pas Luftëtarin në Korçë. 6 pikë në dy javët e ardhshme dhe duke parë kalendarin e rivalëve, Daja dhe stafi drejtues besojnë se mund të mbajnë ekipin në zonën euro, duke shpresuar në këtë mënyrë të konvertojnë sa më shpejt dënimin e dhënë nga UEFA. Kjo duket një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë por për momentin ky është shpjegimi i vetëm logjik për një ekip i cili e ka të ndalur të luaj në Europë për 10-të vite.


TË NGJASHME