HomeSport

Skënderbeu nuk tërhiqet, Ilir Daja karikon ekipin për fazën e dytë

Si rrallë herët vitet e fundit, Skënderbeu ka lëvizur pak në merkato, një “dimër i heshtur” në Korçë, kjo e kushtëzuar shumë nga e ardhmja e paqartë, ku ende nuk është përcaktuar fati final në Europë, dënimi i UEFA-s mbetet beteja më e madhe e Skënderbeut. Pavarësisht problemeve që tashmë dihen, Ilir Daja është përpjekur gjatë kësaj periudhe të mbaj ekipin të karikuar dhe të punojnë në qetësi për pjesën e mbetur të sezonit. Në dy testet e fundit miqësore, mbi të gjitha përballë Teutës, Skënderbeu konfirmoi se është gati për rikthimin në Superligë ku menjëherë i pret një test i rëndësishëm si ai përballë Partizanit.

Merkato e Skënderbeu ka qenë e përqendruar tek elementët e rijë, një merkato të cilën Daja nuk e mbyll duke theksuar se do të jenë prezent deri në fund, e rëndësishme është të mbaj grupin aktual. Skënderbeu mposhti Teutën me rezultatin 4-1, vendosën golat e Gripshit, Krasniqit dhe një “dopjetë” e Devi Bregut.


TË NGJASHME