HomeModa

S’keni parë asgjë akoma! Trendi më i ri i thonjve na fiksoi keq!

Kur është fjala për trendet më të çuditshme të thonjve që keni parë gjatë këtij viti, mund t’ju themi me plot bindje se: S’keni parë asgjë akoma!

Trendin më të fundit të thonjve që po e shohim gjerësisht në Instagram, është ai i thonjve të tejdukshëm, të njohur ndryshe si “jelly nails”.

Në fillim ishte Kylie Jenner që publikoi një foto të thonjve transparentë rozë, ndërsa tani trendi më i ri vjen në ngjyrën e e xhamave që gjenden në breg të detit, as blu dhe as jeshilë.

Për të krijuar këta thonj përdoret një zgjatje akrilike e tejdukshme për t’i bërë ato si një lloj xhami përmes të cilit mund të shohësh.

E veçanta e këtij trendi është që manikyri duhet të jetë mat, pra pa shkëlqim.

Për këtë trend të ri të thonjve duket se duhet të fajësoni modën e viteve ’90 e cila rikthehet gjithmonë.


TË NGJASHME