Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Skrapar/ Ra në vatrën e zjarrit, ja gjendja e fëmijës 17 muajsh

Mjekët e QSUT-së japin informacion për gjendjen e fëmijës që pësoi dje një incident të rëndë në Skrapar.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme.

Related posts

Ministrja Shahini: Nesër të gjithë në mësim, përveç …

Klaudia gotanews

Kërkohet vendkalim i ri kufitar mes Kosovës dhe…

Klaudia gotanews

Horoskopi i datës 17 prill 2019

Mila
Na Kontaktoni!