HomeSport

Skuadra e Chelsea akuzohet nga UEFA për racizëm

Në ndeshjen kundër Mol Vidi-t në dhjetor, në kompeticionin e Ligës së Europes,  tifozët kanë kënduar këngë me nuanca racizmi. Për këtë gjë do të ndiqen procedurat përkatëse kundër Chelsea.

Duke u bazuar në raportin e paraqitur nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s të deleguar për të kryer një hetim, mëngjesin e së Martës UEFA ka njoftuar në media për këtë lajm.

Gjatë ndeshjes me Vidi në Hungari u pretendua se një numër i tifozëve të Chelsea këndonin një këngë poshtëruese për Tottenhamin në gjuhën antisemitiste.

Bruce Buck dënoi veprimet e ketyre tifozëve, “disa individëve të pamend në disa nga ndeshjet tona të fundit” siç i quan ai. Gjithashtu Presidenti i Chelsea shtoi se “klubi nuk do të ndaloje derisa të eleminojë të gjitha format e diskriminimit”.


TË NGJASHME