HomeLajmi i Fundit

Skulptura e Skënderbeut “një monstër serbe”? Ja si përgjigjet dekani i Universitetit të Arteve

Sëfundmi një skulptor mjaft i njohur në Kosvë kishte realizuar një statujë të heroit tonë kombëtar, Gjergj Katrioti Skënderbeu. Kjo statujë ishte vendosur në qendrën e qytetit të Prizrenit, qyetet i cili është konsideruar si qytet historik dhe me vlera kulturore. Por ky punim ka ngjallur shumë polemika duke u cilësuar si një marrëzi artistike dhe se kjo skulpturë nuk i ngjan aspak fizionomisë së një heroi shqiptar, por ngjan më tepër një figure hungareze apo serbe, por nuk lidhet aspak me figurën e një shqiptari.

Shumë specialistë të tjerë të artit thanë se kjo statujë është objekt tallje për ne nga ana e serbëve. Por mes gjithë të këqiave, ajo që mbetet me rëndësi është fakti se njerëzit janë shumë “të zjarrtë” kur vjen puna tek figurat kombëtare, e sidomos ndaj figurës së heroi tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Dekani e Fakultetit të Arteve të Bukura në Kosovë, Artan Peqini flet lidhur me këtë çështje:

“Unë e pashë dhe për arsye etike nuk dua të qëndroj gjatë tek autori dhe tek skulptuara. është ajo që thatë ju më parë, unë do ta quaja atë një gabim strukturor. Nuk është thjesht pamundësia e autorit për të interpretuar një figurë të tillë, por janë dhe instanca të tjera që marrin vendime. Mënyra se si përzgjidhen njerëzit që do të interpretojnë këto projete të mëdha artistike është thellësisht e paqartë, thellësisht jo transparente dhe dukshëm produkti është ky që kemi përpara”.

Ai ishte pyetur gjithashtu nëse ky ishte një shtrembërim i figurës historike. apo sic e kishin cituar si “monstër e mballosur serbi”? Përkundrejt pesonazheve që kanë shprehur qëndrimin kundër formës ka edhe nga ata që e kanë mbështetur pozitivisht.

“Ne fatmirësisht kemi produktin letrar dhe historik, kështu që kjo ka qenë e mjaftueshme të krijohet një ide se si mund të jetë protreti i heroit. Natyrisht idea mund të jetë thellësisht romantike. Sidomos kur në kohën që jetojmë personazhe të tillë mbartin në vetvete mesahze të mëdha e simbole të mëdha. Prishtina, Kosova ka kapacitete të jashtëzakonshme për të përballuar jo vetëm këtë projekt, por edhe të tjera të një rëndësie të madhe me cilësi të lartë. Autoritetet janë të dobëta, dhe në këtë zinxhir edhe produkti është ky që është”.