HomeSociale

Transmetimet analoge, AMA: Dixhitalizimi shtyhet për në shtator 2019

Mbyllja e transmetimeve analoge televiziveqarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që ishte parashikuar për në datën 15 janar 2019, është shtyrë për në datën 1 shtator 2019.

Në këto dy qarqe aktualisht ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike.

AMA ka njoftuar se kjo metodë transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019.

Autoriteti i Mediave  Audiovizive argumenton se vendimi për dixhitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë parasysh se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.


TË NGJASHME