HomeTeknologji

Snap Camera sjell filtrat Snapchat në Desktop

Snapchat ka popullarizuar përdorimin e filterave dhe kompania tani po sjell filterat e tyre në desktop. Tani, ka lançuar aplikacionin Snap Camera, i cili do të integrohet me aplikacione si Skype, Twitch, Google Hangouts dhe Zoom. Aplikacioni do t’u mundësojë përdoruesve të aplikojnë filtrat Snapchat në desktop. Snap Camera është në dispozicion për Windows dhe Mac.

Snap Camera në desktop mundëson një sërë mundësish përdorimi. Për shembull, përdoruesit mund të aplikojnë një filtër kur ata po flasin vetë duke luajtur Fortnite ose kur janë në një video thirrje me dikë në Skype.

Për të përdorur funksionin në desktop, përdoruesit duhet të instalojnë Snap Camera dhe pastaj ta përdorin atë si output të kamerës në aplikacionet e palëve të treta si Twitch.

Nuk duhet patur një llogari Snapchat për të përdorur këtë aplikacion. Në të vërtetë nuk është e mundur të hyni në Snapchat duke përdorur këtë aplikacion. Ideja këtu është vetëm për t’i lejuar përdoruesit të përdorin lentet e Snap në desktop.

Snap Camera është në dispozicion për shkarkim falas tani, për Windows dhe Mac.


TË NGJASHME