HomeTeknologji

Snapchat nxjerr version të përmirësuar për përdoruesit Android

Snap publikoi ditën e sotme një aplikacion të ri të rindërtuar të Snapchat në Android të cilin kompania thotë se po punon që nga fillimi i 2018-ës.

Me versionin e ri të aplikacionit Android Snap synon të sjellë nivelin e performancës së Snapchat në iOS edhe në platformën mobile të Google.

Ndërsa virtualisht ka pak ndryshimi në ndërfaqen aktuale apo navigimin, aplikacioni i ri duhet të jetë më i shpejtë, me më pak ngecje dhe me më pak probleme sesa versioni i vjetër.

Aplikacioni i ri është krijuar për t’u përshtatur me Android të ndryshëm duke pasur në konsideratë se telefonë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme si kamera apo procesorët të performancës më të lartë.

Zëvendës presidenti i produktit tha se me këtë aplikacion të ri përdoruesit mund të shohin funksione të vijnë më parë në Android sesa iOS, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën.


TË NGJASHME