HomeTeknologji

Snapchat po ‘pushton’ botën! Shtohen miliona përdorues vetëm për këtë filtër

Filtrat shumëngjyrëshe ose me kafshë kanë tërhequr shumë njerëz në të gjithë botën dhe së fundmi rrjeti social ka përditësuar dy filtra të rinj, te cilat i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore dhe po bëhet viral në internet, si shkak i përdorimit të fytyrës së personave të famshëm nga e gjithë bota.

Njerëzit kanë filluar t’i përdorin këto filtra të cilat të japim një pamje pothuajse të vërtetë në ndryshimin e gjinisë dhe shumë thjesht ju mund t’i mashtroni miqtë tuaj që të mendojnë se jeni dikush tjetër.

Vetëm nga ky filtër i ndryshimit të gjinisë, përdoruesit e Snapchat janë rritur me 7 milionë. Ndërsa, filtri i radhës e transformon fytyrën tuaj ose fytyrën e dikujt që ju zgjidhni në një version fëmijësh të ngjashëm me veten.


TË NGJASHME