HomeLajme

Sokol Balla largohet nga Top Channel, drejt Vizion plus-it

Sokol Balla është larguar përfundimisht nga Top Channel.

Ky informacion vjen disa javë pasi moderatori i Top Story u  pushua nga Vjollca Hoxha si drejtor informacioni.

Burime për mediat bëjnë me dije se Balla ka vendosur të lidhë kontratë me një tjetër televizion.

S.B është parë në ambientet e Vizion Plus ku ka takuar drejtuesit e televizionit dhe duket se  bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story.


TË NGJASHME