HomeShëndeti

Sokolaj: Në Shqipëri përdoren pesticide kineze që nuk lejohen në BE

Granit Sokolaj i Qendrës Alert për mbrojtjen e konsumatorit  ka deklaruar se në Shqipëri kanë hyrë pesticide që nga BE janë të ndaluara

I ftuar në emisionin Repolitix, Sokalaj tha se gjatë vitit 2018 në Shqipëri disa lloje pesticidesh të palejuar nga BE kanë ardhur në Shqipëri nga Kina.

“Janë lejuar të hyjnë produkte dhe pesticide të pa lejuara nga BE.. Në 2018 ka patur ngarkesa nga Kina të produkteve të pesticideve të ndaluara në BE por ne i kemi lënë të hyjmë. Produktet mishrave nga Brazili. Salmonela nuk është se konsiderohet si problem, për shkak të përpunimit. Marketet tona shohim prodhime pule dhe prodhimi i huaj nuk e shohim nga vjen…Ajo është fileto Brazili. Aty nuk thuhet se duhet të përpunohet në 70 gradë e sipër. Dhe ‘salmonela spp’ që vjen nga Brazili nuk ka pse të kthehet e gjitha nëse jepet shpjegimi i nevojshëm.”


TË NGJASHME