HomePolitikë

Solidariteti për dëmtimet nga tërmeti, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhurojnë shpërblimin mujor

Është zhvilluar sot një takim jashtë radhe i Këshillit Bashkiak në Fier ku është diskutuar rreth mënyrës së solidarizimit me familjet e dëmtuara nga tërmeti. Që në nisje të kësaj mbledhje është mbajtur një minutë heshtje për të gjitha viktimat që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, kryetari i këshillit të bashkisë Fier, Vangjel Ndreka është shprehur se si këshill në emër të solidaritetit njerëzor dhe institucional është ndjerë e nevojshme që të dhurojnë diçka nga paga e tyre si këshilltarë.

Këshilli Bashkiak Fier ka 51 këshilltarë dhe shpërblimi mujor gjithsecilit është 119 mijë lekë të vjetra.


TË NGJASHME