HomeShowbiz

Solidarizohet me shqiptarët, Bebe Rexha premton mbledhje të fondeve

Në mesin e shumë të famshmëve që kanë hapur zemrat dhe kanë ofruar ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit që ka lënë të vdekur 31 persona dhe më shumë se 650 të plagosur, është edhe Bebe Rexha.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, hyri në Instagram për të thënë se është duke u munduar të gjej fonde të mjaftueshme në mënyrë që të ndihmojë sado pak shqiptarët.

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, ka thënë ajo në disa video të postuara në Instagram.


TË NGJASHME