HomeShowbiz

Solli në jetë fëmijën e saj të parë, Elita tregon vështirësitë e mëmësisë

Elita Rudi është një ndër prezantueset më simpatike e cila shpesh herë publikon foto të djalit të saj në Instagram. Ajo është e martuar me reperin e njohur Gjiko, ku para pak kohësh, janë bërë edhe prindër për herë të parë, të një vogëlushi të vogël.

Moderatorja ka pranuar në dalje të saj publike që ajo e ushqen vogëlushin me qumësht gjiri por mesa duket ky proces po i shkakton moderatores rënie të flokëve.

Në një postim në Insta story ajo është pyetur nga një ndjekëse: “A po t’bin flokët përqka gjinit?”.

“Oh po breee, qetash që 1 muaj kanë fillu, a ka dikush naj këshillë qka me bo me paranalu ramjen?”, është përgjigjur Elita.

Gjithashtu moderatorja ka zbuluar se në shtator ose tetor do të rikthehet në ekran.


TË NGJASHME